"Pa katranin me bojë, opozita i ka firmat dhe për 3 kandidatë", Balla fton Alibeaj në diskutime dhe ironizon Berishën: 19 majin 2021 do ta kujtoj gjithë jetën

Enkelejd Alibeaj deklaroli tërheqjen nga procesi për zgjedhjen e presidentit të ri por Taulant Balla e ftoi edhe njëherë publikisht të ulen në diskutime.

Për gazetarët ai tha se u kap në befasi nga qëndrimi i kolegut demokrat por la të hapur mundësinë që ai të jetë keqkuptuar se kandidatët e tyre do mbështeteshin me firma nga PS, një gjë që sipas Ballës nuk mund të ndodhë.

Pse u tërhoq tani opozita?

Balla: Nuk e di pse u tërhoq tani. Unë jam shumë i gatshëm të negociojmë. Besoj se kemi ende kohë në dispozicion. Janë 10 ditë që u takojnë ekskluzivisht propozimeve të opozitës. Edhe unë u gjeta i papërgatitur nga reagimi. Dakordësia atë ditë ka qenë shumë e qartë. Formula 4-2-1 i anulonte dy raundet e tjera. Sikur të kishim rëndë dakord me formulën i binte sikur të kishim anuluar raundin e 4 dhe të 5. Nuk kemi rëndë dakord, do ketë raund të 4 dhe të 5. Këtë gjë duhet ta sqarojë Alibeaj. Pse u tërhoqën nga ajo që ishte fryma e diskutimit? Fryma e diskutimit ishte që ata të propozojnë. Nëse ai nuk e ka kuptuar idenën e mosmbështetjes nga ana jonë me firma, besoj që qëndrimi ynë në këtë moment është parimor. Çfarë kuptimi ka sikur ne të mbështesim  me firma një kandidat të opozitës. Publiku s'do ta pranonte kurrë që ai kandidat është i opozitës. Opozita ka mundësi të sjellë dy kandidatura, ti sjellë deri të dielën në orën 16. Kushtetuta ta imponon, kandidati duhet me 20 deputetë mbështetës. Në raundin e tretë ata që kanë firmosur në raundin e dytë nuk firmosin dot.

Alibeaj e bëri të qartë se nuk do sjellë emër as në raundin e dytë dhe as të tretin. A do kemi president në raundin e katërt dhe a keni një emër?

Balla: Patjetër që do të kemi President në raundin e katërt. Emër nuk ka se do respektojmë marrëveshjen. Nuk do ketë emër nga mazhoranca deri në përfundim të raundit të tretë. Nëse Alibeaj ka vendosur që grupi parlamentar i PD të tërhiqet plotësisht është gabim, megjithatë ëahtë vendimmarrje e tyre. Raundet janë 23, 30.

Çfarë vlere kanë të priten afatet 7 ditore për secilin ranund nëse opozita tërhiqet?

Balla: Në raundin e katërt nëse nuk do jetë zgjedhur në dy raundet pasuese do të zgjedhim Presidentin, PS dhe grupi i saj parlamentar do të propozojë një kandidat. Por marrëveshja duhet respektuar, e kemi bërë një të martën dhe një të mërkurën. Kemi rënë dakord që raundi nga raundi të marrë kohën maksimale. Ajo nuk zhbëhet. Partitë e tjera të opozitës mendojnë ndryshe, kanë menduar ndryshe që në fillim. Njoh katër grupe parlamentare në Kuvend. Janë të barabartë. Dy grupet parlamentare që drejtohen nga Doda dhe Mediu kanë qenë që ditën e parë të gatshëm të hyjnë në një diskutim me emra konkretë, figura të rëndësishme me begraund opozitar por jo në politikë aktive. Kemi dashur të jenë të gjithë. Të vazhdojmë përpjekjet. Mund ta gjejmë.

Tashmë 8 kandidaturat e PD janë publike, PS do ti marrrë në shqyrtim?

Balla: Unë i vlerësoj të gjithë kandidaturat. Sakohë asnjë prej tyre nuk ka ardhur në rrugën zyrtare të dakordësuar nuk bëj diskutim.

Nëse nuk tërhiqen dy grupet e tjera dhe janë të gatshëm të paraqesin një kandidaturë por nuk kanë firmat, do ti mbështesni me firma?

Balla: Nuk është korrekte të mbështetet një kandidaturë e opozitës. Opozita duke përjashtuar katranin me bojë i ka votat edhe për tre kandidatë afërsisht. Shpreh gatishmërinë që me çdo grup parlamentar që është i gatshëm të diskutojë të gjejmë modalitet që kjo të ndodhë. Nëse me PD do binim dakord për një kandidaturë që ata e sjellin, e depozitojnë, ne angazhimin dhe gatishmërinë tonë për ta votuar do ta bënim publikisht, qoftë dhe me një dokument të shkruar. Kjo është një gjë që nuk lëviz. Të biem dakord, garancinë për votim në sallë është gatishmëri që nuk vihet në diskutim. Alibeaj ta kthejë mbrapsht deklaratën që PS nuk respekton marrëveshjet. E ka gabim. PS gjithmonë i respekton marrëveshjet, i çon deri në fund.

Meqenëse kjo marrëveshje u shtrua në tavolinë në datat 17-18 maj, ndryshe nga Rama që me 17 maj të 5 viteve më parë arriti sukses, ju jeni i zhgënjyer nga Alibeaj?

Balla: për mua data më e rëndësishme është data 19 maj 2021, atë kam unë, atë e kujtoj dhe do ta kujtoj gjithë jetën.