Franca, Gjermania dhe Belgjika raportojnë rastet e para të virusit të lisë së majmunit

Franca, Belgjika dhe Gjermania kanë raportuar rastet e tyre të para të lisë së majmunëve, duke iu bashkuar Australisë dhe disa vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut në zbulimin e sëmundjes, endemike në pjesë të Afrikës.

Lija e majmunëve u identifikua në një burrë 29-vjeçar në rajonin Ile-de-France në  Paris, i cili nuk ishte kthyer së fundmi nga një vend ku virusi po qarkullon, thanë të premten autoritetet shëndetësore të Francës.

Më vete, instituti i mikrobiologjisë i forcave të armatosura gjermane tha se kishte konfirmuar virusin në një pacient kishte pasur në lëkurë një simptomë e sëmundjes.

Dhe në Belgjikë, mikrobiologu Emmanuel Andre konfirmoi në një postim në Twitter se laboratori i Universitetit të Leuven kishte konfirmuar një rast që ishte në një burrë nga Brabanti flamand.

Me numrin në rritje të rasteve të zbuluara në disa vende evropiane, agjencia gjermane e shëndetësisë, Instituti Robert Koch, u ka kërkuar njerëzve që kthehen nga Afrika Perëndimore që të shohin shkojnë te mjekët e tyre dhe të vizitohe.