SHEERAN sërish baba/ Kantautori dhe partnerja e tij mirëpresin vajzën e dytë
Kantautori britanik Ed Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seabron, janë bërë prindër për herë të dytë. Ishte vetë Sheeran që postoi në Instagram lajmin e gëzueshëm për mirëpritjen e një tjetër vajze. Fituesi i çmimit Grammy postoi një foto të një palë çorapeve të bardha në një batanije ngjyrë kafe.
“Dua t’ju njoftoj të gjithëve se mirëpritëm edhe një tjetër vajzë të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të dhe tejet të lumtur që jemi bërë një familje prej 4 personash”, shkruan Sheeran.
Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran, në gusht 2020. Pavarësisht se është në qendër të vëmendjes për muzikën e tij, Sheeran ka mbetur privat në lidhje me marrëdhënien e tij me Seaborn. Kujtojmë se këngëtari ka shkruar shumë këngë për gruan e tij, përfshirë hitet e njohura si “Perfect” dhe “Shape of You”.
31 vjeçari është artisti më i suksesshëm britanik i dekadës së kaluar, duke kaluar gjithsej 79 javë në krye të top-listave, duke përfshirë hitin global "Shape of You" dhe katër albume në studio.
