Raketahedhës, avionë dhe artileri, forcat ruse intensifikojnë ofensivën në rajonin e Donbasit

Forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën e tyre në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas duke përdorur artileri, raketahedhës dhe avionë për të dëmtuar mbrojtjen, ka thënë shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

Mbrojtjet rreth qytetit industrial të Donetskut - i cili ka rënë nën një breshëri zjarri që kur forcat ruse lëvizën ofensivën e tyre për të shënjestruar Donbasin - janë dëmtuar.

“Armiku rus kreu granatime masive me artileri të infrastrukturës civile, duke përfshirë raketahedhës të shumtë”, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë.

granatimet ruse në Luhansk, gjithashtu në Donbas, kanë vrarë 13 civilë gjatë 24 orëve të fundit, tha guvernatori rajonal Serhiy Gaidai.

Ndërkohë, zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit ka thënë se gjithsej 232 fëmijë janë vrarë dhe 427 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus.