Senati amerikan miraton 40 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 09:38
Senati amerikan ka miratuar një projektligj të ri prej 40 milion dollarësh si ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Kjo është paketa më e madhe e ndihmës emergjente deri tani për Ukrainën.
Paketa e çon ndihmën totale të SHBA-së në 50 miliard dollarë, duke përfshirë dhe 6 miliard dollarë asistencë sigurie si trajnime, pajisje, e armë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e vlerësoi paketën e ndihmës si një kontribut të rëndësishëm të SHBA-së për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Europë dhe botë.

