Zelensky: Donbasi është kthyer në ferr. Rusia po kryen gjenocid në vend

Lideri ukrainas, Volodimir Zelenski ka thënë se forcat ruse kanë shkatërruar plotësisht rajonin lindor të vendit, Donbas ndërsa Moska ka intensifikuar ofensivën.

Gjatë një adresimi në orët e vona, presidenti ukrainas akuzoi Rusinë se po tenton të vrasë sa më shumë ukrainas, duke i akuzuar për gjenocid.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Rusia po kryen gjenocid dhe ata që japin dhe zbatojnë urdhra kriminalë do të sillen para drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë," ka thënë Zelenski.

Pas dështimit të Rusisë për të marrë nën kontroll kryeqytetin dhe qytetet e tjera kyçe të Ukrainës, Moska e përqendroi ofensivën e saj në kryeqendrën e vjetër të industrializimit ukrainas, Donbas.

Situatën aktuale atje, presidenti Zelenski e krahasoi me ferrin.

"Donbasi është kthyer në ferr dhe ky nuk është ekzagjerim. 12 persona janë vrarë nga bombardimet brutale dhe aspak të justifikuar në Severodonjeck. Sulmet ajrore janë të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet tona qendrore. Donbasi është plotësisht i shkatërruar," tha ai.