Presidenti Zelenski shpallet njeriu më me ndikim i vitit në revistën "Time"
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 11:59

Presidenti ukrainas Zelenski ka kryesuar sondazhin e vitit 2022 "Time 100" si njeriu më me ndikim i vitit.
Gjithsej u mblodhën 3.3 milion vota nga të cilat 5% votuan për Zelenskin si personazh i vitit.
Më parë për kopertinën e revistës, presidenti ukrainas tha se e dinte që shumë njerëz nga e gjithë bota dhe e kanë ndjekur nga afër gjatë gjithë konfliktit.

"Ti e kupton që ata po të shikojnë dhe je një simbol për ta. Atëherë duhet të veprosh ashtu siç do duhet të vepronte kreu i shtetit," ka thënë ai.
Në vendin e dytë në sondazh ishte pronari i ri i Twitter dhe CEO i Tesla-s e Space X, Elon Musk me 3.5% të votave dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut.
