Britania e Madhe "pranon" kapitullimin e Mariopulit
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka thënë se më shumë se 1700 ushtarë ukrainas, të cilët gjendeshin në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariopul janë dorëzuar në duart e trupave ruse.
Dorëzimi u pa si një pretendim nga Rusia, pasi Kievi këmbëngulte se ishte evakuim.
Megjithatë një numër ende i panjohur luftëtarësh gjenden ende të strehuar në fortesën e fundit të Ukrainës në Mariopul, pra në uzinën e çelikut.
Mbrojtja britanike beson se pasi forcat të marrin të gjithë kontrollin e Mariopulit do të zhvendosin trupat nga aty për t’i çuar ndoshta në lindje, drejt Donbasit për të kryer operacione të tjera.
Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të trupave në Ukrainën Lindore, pasi ata u tërhoqën nga Kievit.
Beteja për qendrën e vjetër industriale të Ukrainës të njohur si Donbas ka të ngjarë të vendosë fatin e pushtimit rus.
Donbasi është kryesisht rusishtfolës dhe Rusia ka folur vazhdimisht për gjoja "çlirimin" e rajonit, në të cilën gjenden republikat e vetëshpallur Luhansk dhe Donestk.
Marrja e rajonit do t'i lejonte Moskës të hapte një urë tokësore përgjatë bregut jugor në kufirin rus dhe të kontrollonte furnizimin me ujë në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në 2014.
Forcat ruse po përpiqeshin gjithashtu të rrethonin trupat e Ukrainës në këtë rajon, mbi 40 mijë ushtarë ukrainas me eksperiencë janë vendosur në Donbas, për të mos lejuar marrjen në kontroll të plotë të rajonit, e cila do të ishte një goditje e madhe për presidentin Zelenski.
