Kulla: Nëse NATO do të zgjerohej, Bjellorusia mund t’i lejojë lidhje tokësore Rusisë me Kaliningradin

Në një intervistë për “Drejt” në RTV Ora, nga Luan Rama, analisti Ilir Kulla u shpreh se nëse do të kishte një zgjerim të NATO-s, Rusia dhe Bjellorusia ta lidhin me tokë, Rusinë dhe Kaliningradin.

Ai tha se  vendet baltike do të donin një përballje me Rusinë, sidomos kur kanë një komunitet të rëndësishëm rus brenda dhe do t’i krijonte një problem NATO-s.

Kulla: Nëse do të kishte një zgjerim të NATO-s, Rusia dhe Bjellorusia ta lidhin me tokë atë pak kilometra nga Kaliningradi. Nuk besoj se vendet baltike do të donin një përballje me Rusinë, sidomos kur kanë një komunitet të rëndësishëm rus brenda, dhe do t’i krijonte një problem NATO-s.

Nëse këto popullata do të dilnin në mbrojtje të sivëllezërve rusë në Kaliningrad, atëherë do të kishim një përballje frontale mes Rusisë dhe NATO-s.