Bombardimet në Luhansk, 12 të vdekur dhe 60 shtëpi të shkatërruara

Nga bombardimet në rajonin lindor të Luhansk-ut gjatë së enjtes, janë vrarë 12 persona dhe shkatërruar 60 shtëpi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zyrtarët ushtarakë ukrainas deklaruan se pavarësisht humbjeve dhe shkatërrimit të ndërtesave, forcat ruse nuk kanë përparuar në linjat kryesore të frontit në Luhansk dhe Donetsk.

"Sulmi ishte i pasuksesshëm për forcat ruse. Ata pësuan humbje të personelit dhe u tërhoqën," tha kreu i administratës ushtarake në Luhansk.

Ai tha gjithashtu se qyteti ka një javë pa energji elektrike dhe linjat e internetit nuk funksionojnë. Rreth 70% e banesave në qytet janë shkatërruar.