Ukrainë/ Lufta që po merr jetët dhe po gjymton të mbijetuarit

Lufta ka një kosto. Për vendet që e bëjnë atë, për ushtarët që luftojnë dhe për njerëzit që e përjetojnë.

Për kombet territori humbet dhe rifitohet, por ka disa humbje të përhershme që nuk rifitohen më. Jetët dhe gjymtyrët e humbura nuk do të rifitohen më.

Një gjë e tillë po ndodh në Ukrainë. Për disa humbja e gjymtyrëve është e ngjashme me një lloj vdekjeje.

Po ju sjellim disa prej historive të njerëzve që kanë humbur këmbët nga bombardimet.

Ukrainë/ Lufta që po merr jetët dhe po gjymton të

Yana është ende në një spital publik në Lviv. Asaj i mungon shtëpia dhe miqtë dhe mezi pret të vendosë protezat. "Unë dua shumë të vrapoj sërisht," thotë ajo.

Ukrainë/ Lufta që po merr jetët dhe po gjymton të

Natasha Stepanenko, 43 vjeç, nëna e Yanës po ashtu i humbi këmbët e saj.

Ukrainë/ Lufta që po merr jetët dhe po gjymton të

Olena Viter, 45 vjeç humbi këmbën e majtë dhe djalin e saj 14 vjecar kur bomba ra në fshatin e tyre. Burri i saj e varrosë atë dhe një djalë tjetër të vrarë atë ditë nën një shkurre trëndafili në kopështin e tyre. Atë ditë vdiqën 4 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Ukrainë/ Lufta që po merr jetët dhe po gjymton të

Anton Glagun, 22 vjeç, mjek ushtarak humbi të dyja këmbët dhe krahun e majtë në vijën e frontit në Ukrainën lindore gjatë bomvbardimeve në mars.