Banorët në Uellsin Jugor kërkojnë copën e mbetur të meteoridit

Njerëzit po kërkojnë një meteorit që ka rënë pranë Uellsit Jugor

Një top zjarri që ndriçoi qiellin e natës javën e kaluar mund të ketë hedhur një meteorit diku në qarkun e Bridgend ose Rhondda Cynon Taf.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rreth 20 kg shkëmb nga një asteroid hyri në atmosferë me rreth 30 km/sekondë. Pjesa më e madhe e tij u dogj në atmosferë dhe mendohet se të paktën 100 gr rezistuan dhe ranë në qytetin Bridgend.

Shkencëtarët u kërkuan njerëzve të mos e prekin meteoritin me duar të zhveshura apo magnet.

Meteoriti mendohet të jetë me shkëlqim të zi ose kaf. Një anëtar i Alenacës britanike të meteorëve tha se kërkimi i tij që është më i vogël se një mollë në një zonë kaq të gjerë, është si të kërkosh gjilpërën në kashtë.