Koreja e Veriut "arrin" shifra të ulëta infektimi në mes të valës së Covid-19
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Maj 2022, 08:51
Autoritetet e Koresë së Veriut pretendojnë se ka arritur "rezultate të mira" në përpjekjet e tyre për të frenuar valën e infeksioneve të shkaktuara në atë vend nga varianti Omicron i koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, Pheniani ka raportuar 263,370 raste të reja të dyshuara të infektimit dhe dy vdekje.
Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve, megjithatë, aktivitetet kryesore ekonomike dhe prodhuese të vendit vazhdojnë pavarësisht urgjencës shëndetësore.
