Shembet ndërtesa, plagosen 6 persona, mes tyre dy fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 22:49
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme (18 maj) në Itali, ku një ndërtesë në Modena është shembur.
Mediat italiane bëjnë me dije se si pasojë mbetën 6 të plagosur, ku mes tyre ishin dy fëmijë.
Një nga të plagosurit është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Bolonjës, për të marrë mjekim më të specializuar.
