Rreziku nga zjarret e verës, Çako: Bashkitë të rrisin kapacitetet, kanë buxhet
Zjarret e verës së shkuar nxorën në dukje mangësi të mëdha infrastrukturore në shumë prej bashkive të vendit të cilat e patën të vështirë të menaxhonin situatën.
Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile thekson se edhe këtë vit nevojat për pajisje janë të mëdha. Bashkitë tha ai duhet të investojnë në stacionet e zjarrfikëseve.
"Nevoja është e gjithanshme dhe nuk ka të bëjë vetëm me mjetet. Bashkitë duhet të angazhohen nqë blerjen e mjeteve të reja. Qeveria ka alokuar fonde të veçanta."
Në Korçë institucionet e pushtetit lokal u bënë bashkë për të diskutuar në lidhje me rreziqet natyrore që sjellë vera si dhe menaxhimin e tyre.
Prefekti, Nertil Jole, kërkoi nga qytetarët përgjegjshmëri dhe bashkëpunim.
"Nevoja për të ndërgjegjësuar komunitetin për të shmangur të gjitha ato raste përgjegjësish zjarrvënie të qëllimshme apo jo."
Vitin e shkuar zjarret në Shqipëri dogjën mijëra hektarë pyje e kullota nga veriu në jug si dhe vunë në rrezik parqet natyrore.
Për shkak të mungesës së mjeteve si dhe terrenit të vështirë në shuarjen e flakëve ndihmuan disa nga vendet e Bashkimit Evropian.

