Spiropali: Synojmë president përtej PS-së, jo si Meta, problematikët të mblidhen në një kasolle politike
Në një intervistë për “Drejt” në RTV Ora, nga Luan Rama, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se kur Ilir Meta të largohet nga ajo zyrë të gjitha raportet do shkojnë lart.
Ajo tha se të gjithë ata që kanë probleme me veten dhe partnerët ndërkombëtarë do mblidhen në një kasolle politike.
Spiropali: Kur Ilir Meta të largohet nga ajo zyrë të gjitha raportet do shkojnë lart se është përfaqësimi më problematik që kemi pasur. Asnjë shqiptar nuk e meriton këtë president. Sillet si pushtues në zyrën e presidentit. Një president nuk mund të përfshihet në fushatë nuk mund të përballet me partnerët tanë strategjik.
Të gjithë ata që kanë probleme me veten dhe partnerët do mblidhen në një kasolle politike. Synojmë të gjejmë një president përtej PS edhe pse numrat i kemi. Nuk vendosim kushte për opozitën dhe as pranojmë kushte. Emrat e opozitës do i vlerësojmë pa paragjykim.

