BE zbulon planet e saj për të ndaluar përdorimin e gazit rus

Komisioni Evropian ka dhënë më shumë detaje se si planifikon t'i japë fund varësisë së Evropës nga karburantet fosile ruse.

Rusia furnizon 40% të gazit natyror të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar. BE-ja i dërgon vendit afërsisht 400 miliardë euro në vit në këmbim.

Tani BE planifikon të përshpejtojë kalimin e saj drejt energjisë së gjelbër, por thotë se duhet të investojë gjithashtu në tubacione në vende të tjera.

Plani "REPowerEU" synon ta bëjë Evropën të pavarur nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2030, por përpjekjet fillestare fokusohen vetëm në gaz për të reduktuar importet e gazit rus me dy të tretat gjatë vitin 2022.

Strategjia fokusohet në tre fusha kryesore. Përmirësimi i efikasitetit të energjisë, zgjerimi i përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe sigurimi i furnizuesve jo-rusë të naftës dhe gazit.

"Ne po e çojmë ambicien tonë në një nivel tjetër," tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndërsa prezantoi përditësimin në një konferencë në Bruksel, Belgjikë./BBC/