Peshku i vogël i Amazonës mund të zhduket menjëherë pasi u gjet

Peshku i vogël i Amazonës mund të zhduket menjëherë

Dy lloje të reja peshqish shumëngjyrëshe  janë gjetur në pellgun e Amazonës në Brazil dhe ata tashmë janë në rrezik të zhdukjes.

Peshqit i përkasin një nënfamiljeje të quajtur Darters të Amerikës së Jugut.

Një specie, Poecilocharax calipterus, dallohet nga pendët e saj të gjata, me ngjyrë të kuqe-portokalli dhe një njollë të errët në fund të bishtit.

Lloji tjetër i ri, Poecilocharax rhizophilus  ka një gjatësi 2 centimetra. Është në ngjyrë të verdhë të ndezur me një shirit të zi përgjatë krahëve dhe ka një bark prej argjendi në të bardhë.

Një nga anëtarët pjesë e studimit Murilo Pastana, një studiues postdoktoral në Muzeun Kombëtar Smithsonian të Historisë Natyrore në Uashingto tha se "Ishte emocionuese të gjeje specie të reja".

Shkencëtarët fotografuan dhe ruajtën peshqit për t'i studiuar në Muzeun e Zoologjisë të Universitetit të Sao Paulo.