Rijetëzimi i Shkodrës muzeale, aplikim në e-albania për të përfituar nga fondet e qeverisë

Kush ka një pronë në qendrën historike të Shkodrës ka afat deri në javën e parë të qershorit të aplikojë për të përfituar bonusin e rijetëzimit.

Deri më tani 9 qytetarë kanë kërkuar kërkojnë mbështetje për mirëmbajtje ku qeveria financon deri në 1 milion lekë, ndërsa 6 prej tyre për zhvillim prone

Procesi kryhet përmes portalit e-Albania dhe drejtoresha Podgorica ju bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në plotësimin e kritereve të vendosura, që të mos penalizohen.

Në Shkodër janë të shumta banesat që ndodhen në zonën muzeale, që ndër vite kanë pësuar dëmtime të mëdha duke shkuar deri në shembje!

Përmes bonusit të rijetëzimit shpresohet në rivitalizimin e tyre, edhe pse kjo sfidë mbetet sërish e vështirë për shkak të konflikteve të pronësisë dhe dokumentacionit të pjesshëm.