Lefter Koka kërkon lirinë në apel, avokatët: Është i hapur me drejtësinë, jo bashkëpunëtor

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Leftër Kokën dhe të pandehurit e tjerë ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të akuzuar për abuzimet me inceneratorin e Fierit që kërkuan lirimin nga qelia. Sipas avokatëve nuk ka arsye për mbajtjen të pandehurve në qeli pas nuk  kanë rrezik ikje dhe as cenim të provave.

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Vetë I pandehuri për çështjen e incineratorëve nuk ishte i pranishëm në seancë por avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Përparim Kulluri, kërkuan një masë më të lehtë sigurie me argumentin se nuk ka rrezik ikje dhe as prishje të provave.

“Është i gatshëm të japë deklarim për zbardhjen e të gjithë të vërtetës. Është dhënë një masë e dytë dhe ky është një cenim i të drejtave të tij. Këto dy masa duhet të ishin trajtuar së bashku nga prokuroria dhe duhet të kishte një masë. Vendimi do të shpallet nesër në orën 10. Ne besojmë se kushtet janë më të lehtësuara dhe prokuroria i ka të gjitha provat. Nuk kemi një ekspertim nga ana e prokurorisë për korrupsionin e pretenduar. Rreziku i ikjes është inekzistent dhe rreziku i kryerjes së të njëjtës gjë nuk ekziston sepse ai nuk është më ministër.”

Kërkesë për ndryshim mase kishin paraqitur edhe të pandehurit e tjerë të arrestuar për abuzimet me incineratorët.

Për shkak të kompleksitetit të çështjes, vendimi u shty për tu shpallur të mërkurën në orën 10, ndërsa avokatët deklaruan pas seancës se shpresonin në një vendim të drejtë nga Gjykata e Apelit, ndërsa mohuan zërat për një bashkëpunim me drejtësinë

“Ju po kërkoni një bashkëpunëtor të drejtësisë në caktimi ne masës së parë. Ai nuk ka pse pendohet sepse bashkëpunëtori tregon përgjegjësi për veten dhe të tjerët, por ai nuk ka pse bashkëpunon për këtë rast. Ai është bashkëpunëtor për të dhënë shpjegime.”

Ndaj ish ministrit të mjedisit Lefter Koka prokuroria ka ngritur akuza për dy inceneratorët, e Fierit dhe të Elbasanit duke vendosur për të edhe dy masa sigurie.

Koka i është drejtuar të gjitha gjykatave me kërkesë për ndryshim mase, por lirimi I tij nuk është pranuar.

Pak ditë më parë Gjykata e Posacme e Apelit refuzoi edhe kërkesën e deputetit Alqi Bllako I cili kërkoi lirinë ndërkohë që për këtë kërkesë pritet të shprehet edhe Gjykata e Lartë.