SPAK kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj për ish-kreun e RTSH-së, Thoma Gëllçi
SPAK kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj për ish-kreun e RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Mësohet se për Thoma Gellcin SPAK ka kërkuar 2.6 vjet burg, por me kërkesë të pranuar për gjykim të shkurtuar 1,8 vjet,
Për tre të tjerët, Julian Tapija, Ervin Muraj, Alban Malaveci u kërkua nga organi i akuzës, 18 muaj burgim.
Ku vendim i përkthyer në gjykim të shkurtuar me 1/3 shkon 12 muaj burg.
Thoma Gëllçi, dhe tre zyrtarë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave janë të akuzuar për shkeljet në tenderin e RTSh Agro.
Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.
3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, akuzohen për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim.
Ndërsa, Gëllçi akuzohet për "shpërdorim detyre" se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

