Kapet 57 kg kokainë në portin e Durrësit, anija me qymyr vinte nga Kolumbia

Njësia Task Force me qëndrim stacionar prej gati 2 vitesh në portin detar të Durrësit ka sekuestruar një sasi droge të llojit kokainë.

Mësohet se janë sekuestruar rreth 57 kg kokainë të futura në 2 çanta në anijen me qymyr që vinte nga Kolumbia.

Anija ka qenë e ankoruar dhe po kryente shkarkimin e qymyrit.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe.

Ndërkohë anija ka një kapiten rus dhe e ka bërë më parë këtë rrugë, por deri më tani nuk raportohet për të ndaluar.

Anija u ankorua me datë 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit.

Ndaj të gdhirë në bordin e anijes është gjendur njësia task forcë e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.

Nga kontrolli ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes.

Puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.

Kapet 57 kg kokainë në portin e Durrësit, anija me qymyr vinte
Anija ku u gjet droga

Kapet 57 kg kokainë në portin e Durrësit, anija me qymyr vinte