U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Murrizi: E dinë punë! Këtu jep, deputet merr 800 euro rrogë
Myslim Murrizi u rikthye sërish brenda radhëve të PD duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e 30 prillit.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai tha se rikthimi ishte i natyrshëm pasi ai nuk ishte larguar por e kishin përjashtuar.
Murrizi: Kam deklaruar se nuk kam shitur aksionet e mia në PD por kam qenë i vetmi i përjashtuar në qeverisjen e Lulzim Bashës dhe i fundit ka qenë Berisha. Kam qenë i përjashtuar, jo i ikur, se nuk dorëzova mandatin. Ka qenë një mbledhje e gjatë, 27 anëtarë kryesie, ku vetëm dy anëtar kanë kundërshtuar vendimin për të më përjashtuar nga Kryesia. Mu kujtuan vendimet e Enverit për Koço Xoxen. Tomor Alizoti dhe Fred Rushaj nuk kanë votuar për përjashtimin tim. Statuti nuk e ka. Edhe grupi që është sot, 23 nuk janë anëtarë PD-je fare. Kanë marrë vota sa për të qenë kryeplak në Çermë, 1200 vota. Po kaluan pragun gjithë si tufë, iki. Mua 4700 vota më lanë. Kam marrë sa për 9 copë nga këto.Kanë dalë 93 mijë vota të pavlefshme, ato që kanë pasur kryq te partitë e vogla i kanë shtuar dhe një kryq te partitë e mëdha për ta nxjerrë të pavlefshme. Në qendrën ku u votua elektronikisht, as kam bërë takim dhe as njoh njerëz, morëm 43 vota se nuk futeshin duart të prishnin votat. Partia që kam krijuar unë as mori lekë, as ka zyra as kosto financiare. Se di zoti Pollo e ka shkrirë apo jo me letra. Mediu, Dashi kanë ndonjë vulë në xhep por janë deputetë prej 5 palë zgjedhjesh në PD. Më pyesni për Këshillin Kombëtar, nuk është me rrogë. E dinë punë. Këshilli Kombëtar është për të dhënë jo për të marrë. Punë është parlameti që merr 800 euro rrogë.
