Zgjedhjet për kreun e PD, Kaso: Gara është reale, kandidati përballë Berishës entuziast
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 21:23
Në 22 maj, PD zgjedh kryetarin e ri dhe në garë është Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Ivi Kaso thotë në emisionin "Drejt" në Rtv Ora se për herë të parë ka një garë reale, paçka se në pamje të parë duket si e paracaktuar për shkak të fuqisë që lideri historik i PD ka përballë rivalit të tij në garë.
Kaso: Sot PD është në një situatë që asnjë demokrat nuk do të donte ta shihte. Për vite baza dhe strukturat janë anashkaluar në vendimmarrje por janë kërkuar për të mbushur sheshet. Gara për kryetar ndryshe nga herët e tjera është reale. Nuk është një garë e paracaktuar. Dhe kandidati tjetër ka hyrë në garë me entuziazëm.