Mbretëresha shfaqet e buzëqeshur pas lajmeve jo të mira për shëndetin
Mbretëresha Elizabeth II, e buzëqeshur, mori pjesë në një festë të Jubileut Platinum në perëndim të Londrës. Kjo ishte shfaqja e parë monarkes që në fund të marsit, teksa javën e kaluar 96-vjeçarja u detyrua të tërhiqej nga hapja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në gati 60 vjet.
Disa ditë pasi shëndeti jo i mirë dhe pleqëria e detyruan të tërhiqej nga hapja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në gati 60 vjet, Mbretëresha Elizabeth II është shfaqur e buzëqeshur në një festë të Jubileut Platinum në Windsor.
Monarkja 96-vjeçare përdori një shkop ecjeje për të marrë pjesë në shfaqje pranë shtëpisë së saj në perëndim të Londrës. Publiku e priti me ovacione.
Mbretëresha javën e kaluar nuk mundi të hapë parlamentin, hera e parë që ajo mungoi në këtë ngjarje që nga viti 1963.
Zyrtarët thanë se shkak u bënë "problemet episodike të lëvizjes" ose thënë ndryshe vështirësi në ecje që e kanë shqetësuar që nga viti i kaluar.
Ajo është shfaqur për herë të fundit në publik në fund të marsit, në shërbimin përkujtimor të Westminster Abbey për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip.
Paraqitjet e saj në pakësim, plus një periudhë e Covid-it në fillim të këtij viti, kanë nxitur shqetësime për shëndetin e saj në vitin e saj të 70-të të rekordeve në fron.
Katër ditë festime publike për jubileun e saj Platinum janë planifikuar për në fillim të qershorit, duke përfshirë parada ushtarake dhe një konkurs publik.
Djali i saj i madh, Princi Charles, qëndroi në hapjen shtetërore të parlamentit, një shenjë e qartë se mbretërimit të saj po i vjen fundi.


