“A ka punuar mirë SPAK? Kryeprokurori Çela: Analizohet nga institucionet e tjera dhe jo nga unë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 14:12
Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela në një prononcim për media u shpreh se nuk e analizon punën e SPAK-ut pasi është detyrë e institucioneve të tjera.
Ai tha se janë bërë disa propozime për ndryshime ligjore në mënyrë që të rritet llogaridhënia e prokurorëve në vend.
Çela: Unë ushtroj detyrën sipas ligjin. SPAK-u analizohet nga institucionet e tjera dhe jo nga prokurori i përgjithshëm. Kemi bërë disa propozime për ndryshime ligjore. Këto kanë të bëjnë më rritjen e llogaridhënies së prokurorëve. Kemi artikuluar propozime që të vijnë sa më shumë magjistratë në sistem përmes vitit të tretë të shkollës. Kështu do të riparohej disi ky dëme. Kështu do të plotësonim në mënyrë më optimale këto mungesa.
