Droni zbulon parcelën me kanabis në Velipojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 12:15
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. P., në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Ç, 39 vjeç.
Policia ka arrestuar 34 vjeçari ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin banues në fshatin Torovicë, Lezhë.
