Pamje/ Aksidenti me 2 të vdekur në bypasin Orikum-Kaninë, nxirret nga inertet dhe trupi i pajetë i 28 vjeçarit
Dy të rinj të moshës, 32- 28 vjeç humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur sot (16 maj 2022) rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë ku është rrëzuar një kamion.
Fillimisht policia njoftoi se kishte humbur jetën drejtuesi i kamionit, Armand Beu, 32 vjeç nga Kavaja dhe se pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Një telefonatë në polici njoftoi për aksidentin e rëndë.
I gjithë perimetri i zonës u rrethua dhe nisi puna për ti shpëtuar 28 vjeçarin Klajdi Kaja, banues në Lushnje.
Por rreth orë 13:30 policia njoftoi se dhe ai kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë i Klajdi Kajës u nxorr nga inertet rreth orës 13 45 minuta.
Një nga pistat e hetimit është një manovër e gabuar e shoferit i cili ka bërë që kamioni të shmangte rënien tatëpjetë të manovrojë duke u përplasur me një shkëmb.
Do të jetë ekspertiza që do të zbardhë shkaqet e aksidentit.





