Njëqind vite Shqipëri - SHBA, së bashku dhe 100 të tjera: Shqipëria, lojtar kyç për tu çliruar nga zhvatja e rusëve

Njëqind vite marrëdhënie Shqipëri – Amerikë.

Në konferencën për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim nënvizoi se shqiptarët janë bërë model i një vendi që mund të dalë nga shtypja e të kontribuojë për botën.

Mesazhi i Ambasadores Yuri Kim

Për ne është e rëndësishme që  gjatë këtyre 100 viteve, përfshi dhe këto 30 viteve të fundit ka një fill të pathyeshëm të fortë, që tejshkon marrëdhëniet e SHBA-së, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë. Kjo lidhje është e pathyeshme.

 Për herë të parë në histori ushtria e SHBA-së ka prani ushtarake këtu.

Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjetike që do ta bëjnë Shqipërinë lojrat kyç në arkitekturën e energjetikës që po përpiqemi ta ndërtojmë së bashku, dhe kjo ka për të na ndihmuar që të çlirohemi nga shtypja dhe zhvatja e rusëve.

Jemi duke punuar si partner në KS e OKB, jemi bashkë në çështjen e Ukrainës. Së bashku jemi duke mbledhur botën që të mund të konfrontojmë agresioni e Putinit. Së bashku jemi duke punuar për të ndërtuar demokracinë dhe luftuar korrupsionin. Punojmë çdo ditë për të mbështetur hyrjen e Shqipërisë në BE.

Për herë të parë me ftesën tuaj kemi vendosur prani amerikane këtu, së bashku me trupat amerikane dhe të biznesit shpresojmë që kjo të vijojë në 100 vitet e ardhshme.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit nuk do të mund të kishim kërkuar një mik e partner më të mirë për të vijuar këtë rrugë së bashku.