“Kurban” të punës në Orikum-Kaninë, kamioni del nga rruga, humbin jetën dy punëtorët e rrugës në Vlorë

Dy të rinj humbën jetën gjatë punës për ndërtimin e by-passit Orikum-Kaninë në Vlorë. Kamioni ku udhëtonin doli nga rruga dhe inertet që transportonin i zunë poshtë në anë të rrugës.

By-passi Orikum-Kaninë u përgjak nga një aksident ende pa mbaruar. Dy punëtorë humbën jetën pasi kamioni ku udhëtonin përfundoi në një kanal anash rrugës.

Viktimat janë dy të rinj, të cilët punonin në ndërtimin e rrugës.

Armand Beu, 32 vjeç, banues në Kavajë drejtonte mjetin e tonazhit të rëndë që mban të shënuar emrin BIBA–X, firmës nënkontraktore që kryen punime në by-pass.

28-vjeçari, Klajdi Kaja, banues në Lushnje udhëtonte si pasagjer.

Kamioni ishte ngarkuar me zhavor dhe ishte në zbritje nga zona e Kaninës për në Orikum.

Në këtë pikë të rrugës, shoferi dyshohet se humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi në një kanal anësor.

Ende mbetet e paqartë nësë mjeti ka pësuar defekt apo nuk i kanë funksionuar frenat, ndaj drejtuesi nga frika se mos përfundonte në humnerë e ka drejtuar mjetin në pjesën e sipërme të rrugës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa trupat e shoferit dhe pasagjerit dolën nga xhami i kamionit dhe inertet që transportonin i mbuluan sipër.

Të dy dyshohet se humbën jetën në vend.

Trupi i 32-vjeçarit, Armand Beu, u arrit të nxirret shpejt, ndërsa ai i 28-vjeçarit Klajdi Kaja që ishte mbuluar nga inertet rreth dy orë pas ngjarjes.

Ekspertët e policisë ndërkohë po hetojnë për shkaqet e aksidentit tragjik.

“Kurban” të punës në Orikum-Kaninë, kamioni del