Angli: Olsi Kuka vritet me thikë, policia londineze arreston 2 burra dhe 1 grua e kërkon ndihmë

Tre persona janë arrestuar lidhur me vrasjen me thikë të një shqiptari të identifikuar si Olsi Kuka.

30 vjeçari u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit të 11 majit në një lagje periferike në veri të Londrës.

Dy persona, të moshës 33 dhe 25 vjeç si dhe një grua 24 vjeçare ëstë arrestuar për akuzën e vrasjen të shtunën më 14 maj.

Burrat janë në arrest me burg ndërsa gruaja pritet të dalë në gjykatë në mes të qershorit.

Edhe një 35 vjeçar u arrestua si i lidhur me krimin por më pas u la i lirë.

Policia angleze kërkon ndihmë për të zbardhur vrasjen dhe ruan dhe anonimatin nëse ata japin detaje që do të ndihmojnë për këtë ngjarje.

Angli: Olsi Kuka vritet me thikë, policia londineze arreston 2 burra dhe 1
Olsi Kuka