Atentati në Lezhë, kamerat filmuan makinën e autoreve, hetimet tek prishja e pazareve të drogës
Automjeti tip "Audi" ngjyrë gri i përdorur në atentatin e dështuar ndaj kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi mbrëmjen e 14 majit 2022, është filmuar kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Por pamjet filmike sipas burimeve nuk janë të qarta dhe nuk kanë mundësuar identifikimin e targës së mjetit ndaj do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë.
Nga ana tjetër, ato kanë shërbyer për zbardhjen e plotë të dinamikës së atentatit të dështuar.
Kështu referuar burimeve, është provuar se autorët i kanë ndjekur lëvizjet e kushërinjve Preçi që udhëtonin me një makinë tip "Benz".
Në zonën e Ishull Shëngjinit, makina "Audi", i është afruar paralel fuoristradës dhe nga sedilja e pasme një person ka hapur zjarr me breshëri plumbash.
Brerim Preçi që ishte në timon, kur ka dëgjuar të shtënat ka frenuar dhe më pas ka devijuar makinën.
Ka hapur derën dhe është hedhur nga mjeti, duke shpëtuar vetëm me lëndime.
Dëshmia
Blerim Preçi në dëshminë e parë deklaroi se nuk kanë konflikte, por hetuesit dyshojnë se ai ishte objektiv i atentatit të dështuar.
Kjo indicie e grupit të hetimit lidhet me një ngjarje të ndodhur të paktën 2 javë më parë. Blerim Preçi teksa po lëvizte në qytetin e Laçit persona të paidentifikuar kanë shtënë në drejtim të tij.
Fatmirësisht asnjë plumb nuk e preku dhe ngjarja u mbajt e fshehtë nga ana e policisë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e prishjes së pazareve të drogës mes grupeve në vendet e Bashkimit Europian ku ai jeton bashkë me të vëllanë.
Ndaj hetuesit mësohet se kanë kërkuar informacion për veprimtarinë e tyre.
Blerim dhe Klisman Preçi u sulmuan teksa po lëviznin me automjetin tip "Fuoristradë Ml" përgjatë supestradës Lezhë-Milot.
Nga të shtënat fatmirësisht nuk morën lëndime, duke i shpëtuar atentatit.

