Berisha numëron arritjet dhe paralajmëron Ramën: Mos guxo të lëvizësh drejtimin europian të Shqipërisë

Ish kryeministri Sali Berisha nga fushata për kreun e PD në Lezhë tha se si Parti Demokratike duhet të jenë bërthama e kësaj lëvizje me të cilën duhet të bëjnë gjithçka që të bashkohet çdo shqiptar .

Sali Berisha: Ne duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizjeje, në të cilën duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet çdo shqiptar, që i thotë vetës shqiptar, që i thotë interesit kombëtar, interes kombëtar. Që i beson Shqipërisë. Dhe unë ju them ju, vend me potenciale si ky vend nuk ka. Dhe në qoftë se ne i vëmë vetes qëllim të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Nuk meritojnë varfëri shqiptarët. Varfëria është ndëshkim qeveritar për shqiptarët. Ishte 35% zbriti në 12 %. Mjerimi ishte 4% zbriti në 1.3% dhe do të zhdukej sepse vlerësuam biznesin, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet. Shqiptarët e panë se këtu mund të jetohet.

Ai tha se ishte Edi Rama ai i cili bllokoi statusin e Shqipërisë në BE

Sali Berisha: Nuk u ndal ndonjëherë treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin para zgjedhjeve. Mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me tre ligje, me tre këshilltarë të Fierit. Shumë shqiptarë menduan se nuk e ka kundër Europës pos e ka kundër për të mposht Berishën e për të fituar zgjedhjet. Por kush janë hapat këto 8 vite? Asnjë.  Dhe tani del e thotë në Bruksel "po nuk na e dhatë do të shohim drejtimin". Drejtimin po ja themi këtu. Mos gabo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër. Drejtimi ynë është vetëm Europa e Bashkuar vetëm Bashkimi Europian.