Pogradec/ 14 fshatra pa energji elektrike, problem për banorët e biznesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 18:31
Në Pogradec 14 fshatra që furnizohen nga fidri i OSHEE Përrenjas prej më shumë se 30 orësh janë pa energji elektrike.
12 fshatra janë në njësinë Proptisht dhe 2 në njësinë Velçan. Situata ka ardhur për shkak të një avarie në fshat Përrenjas.
Punonjësit e OSHEE thonë se po punohet për riparimin e avarisë por asnjë rezultat deri tani.
Ndërkohë që me qindra familje po hyjnë në natën e 2-të pa energji elektrike. Më shumë probleme janë shkaktuar për bizneset e zonës të cilat shumicën e mallit e kanë frigoriferik.
