Gara për kreun e PD/ Berisha në Shkodër: Misioni ynë i vështirë përballë një qeverie që ka mjete të paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 19:12
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar fushatën zgjedhore për kreun e PD-së, zgjedhje që do të zhvillohen më 22 maj.
Pas takimit me qytetarët e Lezhës, Berisha mbajti takim me qytetarët e Shkodrës.
Berisha iu drejtua qytetarëve të Shkodrës duke ju thënë se përpjekja e tyre ishte vërtet epike.
Sali Berisha: Përpjekja jonë dhe e juaja bashkë ishte epike. Ajo përshkoi një rrugë të vështirë. Kapërceu pengesa shumë të mëdha. Një qeveri e cila disponon mjete të jashtëzakonshme të paligjshme, një qeveri e cila në dhunim të standarteve të normave demokratike mendon apo ka vendiosur të çimentojë standartin e saj.