Arrestohet 43 vjeçari i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim

Një person 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e tij pasi ai përmes mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, dyshohet se ka përfituar pajisje elektronike dhe aparate celulare, nga punonjësi i një subjekti privat në Tiranë.

I arrestuari është shtetasi me inicialet E. T.

Organet kompetente po kryejnë hetimet e mëtejshme.