Tiranë/Bllokohen 2 persona në ashensorin e spitalit, ndërhyn zjarrfikësja

Në  spitalin "Nënë Tereza", në Tiranë barrelisti së bashku me pacienten që po transportonte në spital, janë bllokuar brenda në ashensor për shkak të një defekti.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëses për tju ardhur në ndihmë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:30.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit.

Pacientja dhe barrelisti janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.