Raundi i parë pa emër presidenti, Maxhoranca dhe opozita i kalojnë topin njëra-tjetrës
Politika shqiptare nuk ka arritur të përcaktojë emrin e pasuesit që do të zëvendësojë Ilir Metën pas 24 korrikut në krye të shtetit shqiptar.
Demokratët dhe socialistët dështuan të gjejnë një emër konsensual, duke djegur raundin e parë vetëm për procedurë.
Komisioni i ligjeve i mbledhur mëngjesin e sotëm konfirmoi faktin se nuk ka asnjë kandidat të paraqitur. Pavarësisht kësaj, sipas rregullave kushtetuese seanca do të zhvillohet me paraqitjen e raportit përkatës për të kaluar më pas në fazën tjetër të procedurës për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Opozita akuzoi mazhorancën për proces të njëanshëm ndërsa nga ana e saj maxhoranca thotë se opozita nuk po bashkëpunon.
Enkelejd Alibeaj: Mesa duket është e qartë që në këtë raund të parë nuk do të ketë një kandidaturë e cila të mund të merret në shqyrtim nga Komisioni i ligjeve në vijim edhe nga seanca plenare e caktuar për këtë qëllim. Përfitoj nga ky moment për t'iu bërë me dije juve si maxhorancë dhe nëpërmjet medjave publikut atë se cili është qëndrimi i PD. Nga ana jonë i është bërë me dije maxhorancës dhe grupeve parlamentare që ky proces do të duhet të përmbush dhe të ketë disa vyrtite, në mënyrë që tju jap shqiptarëve presidentin e tyre.
Klotilda Bushka: Askush nuk mund të bllokojë një proces parlamentar. Një është procesi parlamentar dhe tjetri procesi i diskutimeve politike. Ftoj palët të jenë më të përfshira dhe të mos jenë vetëm duke dhënë mënd e këshilla. Secili ta nisë nga vetja duke qenë luajal në këtë proces.
Eduard Ndreca: Një proces nuk mund të pengohet nga tekat politike. Mos i braktisni tryezat por uluni e rakordoni me vetem dhe më pas me maxhorancën për të arritur aty ku duhet
Fatmir Mediu: "Nuk duhet të humbasim kohë por kriteret ti përcaktojmë rreth figurës që propozojmë për të qenë President i Republikës, që të jetë një autoritet moral, të qëndrojë mbi palët, të jetë përfaqësues i unitetit të popullit."