Berisha nga Shkodra: Ja si i ka përzënë Rama qytetarët nga Shqipëria
Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë fushatës zgjedhore për kreun e PD-së, gjatë takim me qytetarët e Shkodrës tha se askush nuk ka përzënë më shumë qytetar se ç'ka përzënë Edi Rama .
Ai përmendi disa veprime që sipas tij Edi Rama ka bërë duke çuar në largimin e qytetarëve shqiptarë.
Sali Berisha: Askush nuk ka përzënë më shumë qytetar se çka përzënë Edi Rama këto 5 vitet e fundit. Po si i ka përzënë? I ka përzënë së pari me arrestime me dhunë me terror. Së dyti i ka përzënë me papunësi masive dhe ka përzënë kryesisht të rinjtë. Çdo gjë që ndodh rreth nesh ndodh se si të ç'bëjmë si të ç'përfytyrojmë këtë komb. Ky përdor varfërinë si mjet për këtë qëllim. Por nuk mund të gjendet një vend i lirë në Europë që pas 8 vitesh, varfëria rritet në mënyrë të frikshme sepse paratë shpërdorohen, me paratë pasurohet qeveria, me paratë pasurohet nomenklatura socialiste.
Ai tregoi dhe një rast ku thot se një demoktrat nga Kelmendi i ka thënë së fondet ua japin vetëm socialistëve, duke filluar nga ndihma ekonomike që përcaktohet mbi kritere partiake.
Sali Berisha: Më çonte një mesazh një demokrat nga Kelmendi, më thoshte të gjitha fondet ua japin vetëm socialistëve, duke filluar nga ndihma ekonomike që përcaktohet mbi kritere partiake dhe tek të gjithë të tjerat. Ne nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë.
"Rezultantja e të gjitha këtyre është denatyrimi jonë, shpërfytyrimi jonë, shkretëtimi jonë si komb. Dhe ku në një vend me pasuri përrallore", tha Berisha.
