Mike Pompeo, ish drejtori i CIA-s ndodhet në Tiranë, e mirëpresin Balla dhe Hyseni

Mike Pompeo, ish drejtori i CIA-s ndodhet në Tiranë, e mirëpresin

Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ish drejtori i CIA-s ndodhet në Tiranë. Mikëpritës të tij janë kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ish deputeti i PS-së, Alket Hyseni. Kjo është hera e parë që ish drejtori i CIA-s Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.

Përmes një postimi në facebook, ish deputeti i PS-së, ndau fotot e mikëpritjes së ish zyrtarit të lartë të SHBA-së.

"Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA" shkruan Hyseni në facebook ndërsa e shoqëron dhe me dy foto.