Berisha: Krimet e diktaturës në tekste shkollore

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se në tekstet e shkollës do të ketë përmbajtje që tregon krimet e komunizmit me qëllim që të rritet ndërgjegja kombëtare.

Sali Berisha: "Në shkolla do futet teksti për barbaritë e diktaturës në Shqipëri. Kjo është e domosdoshme që të kapitalizohet si ndërgjegje kombëtare ajo që ndodhi me ne. Krimet e Enver Hoxhës ishin të njëjta me ato të Hitlerit.  Për të ndihmuar shqiptarët që kurrë të mos përsërisin më akte të tilla. Është e domosdoshme të bëhet element parësor në ndërgjegjen tonë" tha Berisha në Lezhë ku po bën fushatë për kryetar të PD-së për zgjedhjet që do të mbahen më 22 prill.