Tjetër aksident, plagosen dy persona

Tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç

Aksidenti ka ndodhur pranë urës së Milotit.

Në tentativë për të kaluar një automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

 Për  pasojë kanë ngelur të plagosur dy persona një burrë dhe një grua.

Të plagosurit  janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.