U paraqit në mëngjes me plagë thike, sherri vazhdon në mesditë me automjete, 3 të shoqëruar

Sarandë, përfshihet sërish në konflikt i plagosuri gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja para rreth një orë në lagjen nr. 4, ku 3 shtetas janë konfliktuar me njeri tjetrin duke u goditur edhe me automjete.

Janë goditur automjetet “Citroen” me targa AA631ZY me automjetin “Toyota” me targe AZI 9208.

Në një nga automjetet ndodhej Erlind Rumani, 38-vjec, i cili sot rreth orës 02.30 u paraqit në spital i plagosur me thike në qafë.

Pas daljes nga spitali mesa duket është përballur serish në rrugë me agresorin dhe janë goditur me automjete dhe me pas edhe fizikisht me njeri-tjetrin.

Policia ka shoqëruar deri tani 3 shtetas ne Komisariat.

U paraqit në mëngjes me plagë thike, sherri vazhdon në