Bulqizë, nxënës të shkollës 9 vjeçare mbledhin objektet e vjetra në një muze etnografik

Sofra ku bashkohej e gjithë familja.

Kandili që ndriçonte shtëpinë.

Një mulli dore që përdorej për të bluar kafenë që aq vështirë sigurohej dhe diku aty në cep kaska e minatorit.

Janë vetëm disa nga objektet që çdo familje bulqizake i kishte në shtëpi.

Për mos harruar se si kanë jetuar gjyshërit e stërgjyshërit e tyre nxënës të shkollës 9 vjeçare Xhevdet Doda, kanë vendosur që t’i mbledhin në një muze etnogtrafik.

“Donim të bënim diçka ndryshe dhe të veçantë si shkollë. Nuk e kemi parë këtë gjë në asnjë shkollë tjetër. Vendosëm që të bëjmë një muze etnografik.”

Aktiviteti i hapjes së muzeut etnografik u shoqërua edhe me një panair të gatimeve tradicionale të zonës.