Parkimet, gangrena e Tiranës, qytetarët: Jemi rezidentë, por nuk parkojmë dot, na gjobit policia
Mungesa e vendparkimeve në Tiranë për shkak të ngushtimit të rrugëve edhe nga korsitë e biçikletave vijon të jetë një fenomen tejet shqetësues, madje në disa zona të kryeqytetit shndërrohet në kaos për banorët. Këta të fundit janë të detyruar të parkojnë ku të munden, teksa policia bashkiake nuk humbet rastin për të fryrë buxhetin e bashkisë me gjobat ndaj shoferëve.
Të gjesh parkim në Tiranë është pothuajse një mision i pamundur.
Korsia e dedikuar për parkimin e makinave e cila u kthye në korsi biçikletash ka detyruar makinat në lagjen “Myslym Shyri” të shkaktojnë një kaos me parkimet.
Kjo makinë është e pajisur me kartën e rezidentit e megjithatë është e parkuar dyshe për shkak se nuk ka asnjë vend të lirë.
Shqetësues është fakti se edhe makinat e pajisura me këtë kartë duhet ti vijnë rrotull lagjes duke shpresuar të jetë liruar ndonjë vend.
“Për ne rezidentët nuk është zgjidhje kjo. Këtu parkojnë më shumë ata që punojnë në shtet.”
Të tjerë thonë se karta e rezidentit nuk është zgjidhje.
“Nëse nuk je banor i zonës nuk ke ku të parkosh.”
"Kam dyqanin këtu dhe nuk kam ku ta parkoj makinën.”
E në këtë rast, policia bashkiake shfrytëzon çdo mundësi për të vendosur gjoba.
“Policia të këput në mes, sa ta vesh makinën para dyqanit, të thotë hiqe.”
Shumica e parkimeve në këtë lagje janë kthyer private ose me pagesë.
“Na këput neve që jemi rezidencë, ndërsa lejon ata që janë shumica policë.”
Banorët e zonës por jo vetëm kërkojnë zgjidhje për këtë situatë për shkak të mbingarkesës së krijuar nga mungesa e vendparkimeve.
