Berisha nga Lezha: Ju kërcënuan po nuk ia dolën, i rikthyem vendit opozitën e vërtetë
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka vijuar fushatën zgjedhore për kreun e PD-së, zgjedhje që do të zhvillohen më 22 maj.
Ditën e sotme po zhvillon takimin me qytetarët e Lezhës.
Berisha tha se tashmë i kanë rikthyer vendit opozitën e vërtet dhe sipas tij forca e vetme që kishin ishte forca e idealeve.
Sali Berisha: Ne i rikthyem opozitën e vërtetë vendit, i rikthyem pluralizmin. Në këtë rrugë kishim vështirësi të jashtëzakonshme dhe forca e vetme që ne kishim ishte forca e idealeve tona. Ne kishim kundër një qeveri që nuk ka ligj as moral. Se në një vend demokratik një qeveri nuk mendon të marrë penk opozitën. Ne kishim kundër një pseudo opozitë e cila shërbehej në çdo mënyrë nga qeveria. Ne kishim kundër dhe ndoshta mafjan më të rëndësishme ndërkombëtare atë të Gjeorge Sorosit.
Sipas tij ka pasur kërcënime të shumta ndaj atyre që e përkrahën por përpjekjet e tyre për ti ndaluar dështuan
Sali Berisha: Kërcënime të shumta u bënë ndaj jush, në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë. Në një mënyrë ose tjetër jo vetëm institucionet shtetërore por mjaft edhe nga ato private silleshin me ju njëlloj sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërcënonin të mos ndiqnit këtë lëvizje por të gjitha këto përpjekje dështuan.
