Divjakë/ Makina del nga rruga, humb jetën një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 15:38
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në fshatin Fierseman.
Mjeti tip Ford Fiesta i drejtuar nga shtetati Dijon Dervishi 31 vjeç ka dalë nga rruga.
Si pasojë raportohet se 31 vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në betonin e kanalit dhe ka përfunduar në kanal.
Dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte Dervishi ka qenë shkak i humbjes së kontrollit dhe me pas daljes nga rruga.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i kushtoi jetën 31 vjeçarit.