Korçë, iu gjetën 323 fara kanabisi në banesë, prangoset 43-vjeçari, procedohet 34-vjeçari
Policia e Korçës ka vënë në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për kultivim droge.
Ndërkohë, sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi dhe një peshore elektronike.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, goditën një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 43 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe u procedua penalisht shtetasin A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll. Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis.” – njofton policia.
gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
