Qytetarët kundër betonizimit: Vlora s’ka më hapësira për ne, të mos betonizohet pa kriter
Qytetarët dhe bizneset lokale në Vlorë shprehen kundër betonizimit që po i bëhet qytetit. Ato thonë se projektet e reja që janë në zbatim, në thelb të tyre kanë vetëm betonizimin, dhe janë zhdukur sipas tyre hapësirat e gjelbërta.
Kjo strukturë është pjesë e projektit të rehabilitimit të sheshit Flamuri në Vlorë.
Ideja është për t’u përdorur nga prindërit dhe gjyshërit, si një vend jo vetëm pushimi, por edhe monitorimi për më të vegjlit.
Por për një pjesë të qytetarëve, problem është betonizimi që po i bëhet qytetit bregdetar.
“Nuk më pëlqen sepse i zë gjithë terrenit. Nuk i shërben njeriu. Ishte një lulishte këtu me një shatërvan.”
Ata shprehen se aty dikur ka qenë lulishte, e ndërsa tani është e gjitha me beton.
“Nuk është e mirë fare, sepse është shumë e shëmtuar.”
Edhe biznesi lokal shprehet kundër ndërhyrjeve që në thelb kanë vetëm betonin.
“Ta dorëzojmë ta lëmë.”
Projekti i cili konstaton në rikonceptimin total të sheshit të flamurit në Vlorë fillon prej zonës pranë bashkisë së qytetit dhe përfundon në sheshin historik.
Projekti parashikon rikonceptimin total të sheshit të bashkisë, ndërhyrje në fasadat e pallateve siç është gjashtë katëshi dhe ndërhyrje në sahatin e Vlorës.

