“Gjoksi i madh më rrezikon jetën”, modelja habit me deklaratën: Njerëzit më urrejnë kur më shohin
Një modele është shprehur se gjoksi i saj i madh e ka vënë në rrezik, ndërsa shton se ka dhimbe të vazhdueshme e nuk ndjehet rehat me rrobat që vesh.
Modelja ukrainase Louisa Khovanski, 28 vjeç, filloi të kishte probleme me gjoksin e saj kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe shpesh ngacmohej për madhësinë më të madhe se mesatarja.
Në tetor 2019, ajo iu bashkua OnlyFans dhe megjithëse mund të fitojë deri në 50,000 £ në muaj në faqe, ka frikë se e ardhmja e saj do të jetë në rrezik për shkak të gjoksit të madh që ka.
Louisa, e cila ka 2.5 milionë ndjekës në Instagram, tani po planifikon të zvogëlojë gjoksin pasi ndjehet diferencuar në shoqëri.
“Më duhet të vesh rroba të gjera në jetën time të përditshme për të mos e vënë veten në rrezik. Nuk më lejohet të vesh bluza të lezetshme si vajzat e tjera, pasi njerëzit përreth do të më urrejnë për gjoksin tim. Njerëzit më shikojnë kur kam veshur xhaketa apo bluza, e prandaj vesh rroba të mëdha. Nuk është faji im që kam trashëguar një madhësi të madhe gjoksi, por Instagram dhe YouTube për shembull kanë një politikë standarde të dyfishtë, gjë që më bën të ndihem nën presion. Më krahasojnë shumë me Pamela Anderson, por me gjoks natyral. Unë do ta konsideroj operacionin kur të rritem për t'i bërë gjërat pak më të përshtatshme.”- është shprehur ajo, shkruan The Sun.
